Pas fitores Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po zhvillon ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo telefonatë mes tyre vjen pas fitores së mandatit të dytë si president të Vuçiç më 3 prill.

Mediat serbe bëjnë me dijes se komunikimi mes dy liderëve është në vazhdim dhe nuk ka më shumë detaje në lidhje me atë se çfarë ato po bisedojnë.

Ndërkohë kujtojmë se pas sigurimit të mandatit të ri në krye të shtetit Serb, BE i kërkoi Vuçiç që të zgjidhte pozicionin e tij, në krahë të shumicës që janë kundër luftës në Ukrainë, apo do të vijojë në krahë të Rusisë.