Mësohet kur hapen stadiumet italiane dhe ato angleze

Tifozët italianë dhe ata anglezë kanë mësuar se kur mund të vizitojnë stadiumet.

Në Itali po punohet në të gjitha drejtimet që të ketë tifozë të pranishëm në stadiume qysh këtë sezon, ose më së largu në shtator.

Në anën tjetër, Anglia synon që tetori të jetë muaji për hapjen e stadiumeve, sipas fjalëvë të Boris Johnson, transmeton lajmi.net.

Serie A po tenton që t’i lë së paku mbajtësit e tiketave sezonale për që të jenë të pranishëm në stadiume edhe këtë sezon, por një gjë e tillë vështirë të arrihet.

Vlen të përmendet se edhe Spanja synon të kthejë tifozët nëpër stadiume deri në një periudhë të përafërt si Anglia dhe Italia.

Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë njoftim lidhur me këtë. Deri më tani, masat po shkojnë duke u shtuar, gjë që nuk shkon në favor të tifozëve e skuadrave.


Shtuar 17.07.2020 16:11