U arrestua? Policia e Kosovës tregon të vërtetën për Fjolla Morinën

Këngëtarja Fjolla Morina është e lirë. Mediat online në Kosovë raporton për arrestimin e saj në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës sqaron për Ora News, se ajo është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar, por bazuar në vendimet e gjykatës, është lënë sërish e lirë.

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”.

Morina përgënjeshtroi arrestimin përmes avokatit Fanol Krasniqi.

“Jo, Fjolla nuk është arrestuar, nuk është e vërtetë, me të jam”, tha ai për Indeksonline.

Ndaj këngëtares ka një urdhërarrest ndërkombëtar. Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpolimë 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.


Shtuar 4.05.2022 20:40