Lajme të mira nga Spanja, Atletico Madridit rikthehet në stërvitje

Pas 46 ditësh pauze, për shkak të pandemisë së koronavirusit, skuadra e Atletico Madrid ditën e sotme ka zbirtur në fushë për të zhvilluar stërvitjen e parë në terren të hapur.

Një lajm i mirë për futbollin në Spanjë, i cili dalë nga dalë po bëhet gati për të rinisur kampionatin.

Futbollistët dhe trajneri Diego Pablo Simeone u paraqitën në qendërën stërvitore me maska në fyture dhe doreza teksa përpara se të hynin u kontrrolluan nga mjekët e klubit në mos kishin temperaturë.

Në stërvitje u formuan 2 grupe lojtarësh që e bënë stërvitjen e tyre në Mahadahonda njëri pas tjetrit.

Bashkë me Simeonen ishte edhe mjeku Ortega, edhe ky i pajisur me maska dhe doreza si dhe futbollistët Gimenez, Felipe, Hermoso, Arias Vrsaljko dhe Savic që u stervitën në 2 fusha.

Më pas u erdhi radha Thomas, Kokes, Saul, Herrerës, Moratës dhe Diego Costas dhe në fund u stërvitën 3 portierët. E gjithë seanca e parë stërvitore e Atletico Madrid zgjati 1 orë e 15 minuta.

Kujtojmë që Barcelona ishte skaudra e parë që rinisi stërvitjen, ndërsa Real Madrid pritet të rifillojë ditën e nesërme.


Shtuar 10.05.2020 12:38