Diell por ftohtë, si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell, me erë të dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri në 0, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.


Shtuar 24.01.2020 07:55