Shiu nuk do të mungojë as në fundjavë, ja si do të jetë moti gjatë dy ditëve

Edhe kjo fundjavë do të jetë në dominimin e reshjeve të shiut.

Meteorologu, Hakil Osmani, thotë se ditën e shtunë do të ketë reshje shiu dhe vranësira deri në mesditë, kryesisht në zonat lindore.

Të dielën do të ketë vranësira të pakta. Kthjellimet do të jenë më të dukshme në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do kemi vranësira dhe në zona të izoluar pritet të ketë reshje.

Shikoni këtu përditësimet e fundit rreth motit

/albeu.com/ 


Shtuar 16.06.2023 10:20

Tags: