Polaku humb jetën në Vlorë, prindërit e gjetën në fundin e pishinës

Një 18-vjeçar polak i cili kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushime me familjen e tij në Vlorë, ka ndërruar jetë tragjikisht në pishinën e hotelit ku ishte akomoduar.

I riu ka qenë duke notuar me prindërit, por këta të fundit janë larguar pak momente për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur në fundin e pishinës.

Mësohet se kur ambulanca ka mbërritur në vendngjarje polaku nuk ka shfaqur shenja jete./albeu.com