Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: E turpshme! Berisha me asnjë ambasador amerikan nuk ka patur marrëdhënie normale

I pyetur nga gazetarët nëse Kuvendi do ta shpallë Berishen non grata sikurse edhe DASH , Taulant Balla është shprehur se parlamenti europian miratoi para pak ditësh raportin për Shqipërinë diskutoi për një përafrim të qasjes së këtij vendimi nga BE.

Balla nga Fieri ka rikthyer ne vëmendje çështjen CEZ-DIA, një afere qe i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 418 milion euro nga privatizimi i OSHEE nga CEZ dhe nga ri shtetëzimi.

Ne deklaratën e tij, Balla është shprehur me besimin se SPAK dhe nëse do të ketë bashkëpunimin e Kastriot Ismailaj, i thirrur si dëshmitar do ta zbardhin këtë afere korruptive si dhe do të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.

“Kam depozituar në prokurori kërkesën për marrjen në pyetje për këtë çështje të Berishës dhe familjareve te tij dhe prokuroria t’i shkoj deri ne fund këtij hetimi”, tha Balla.

Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e ka quajtur të turpshëm peticionin online, që është firmosur nga mijëra qytetarë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas Ballës këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, dhe se Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie normale me asnjë prej ambasadorëve amerikanë, dhe jo vetëm Yuri Kim./albeu.com