E preku apo jo topin? Pak rëndësi ka, Manaj ngre duart lart dhe feston golin e parë me Watford (VIDEO)

Rey Manaj është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë fillim sezoni në Angli, pasi kaloi nga Barcelona te Ëatford.

Deri më tani, Manaj nuk është zgjedhja e parë e trajnerit, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Birmingham erdhi nga stoli pasi skuadra e tij është duke humbur me rezultatin 1-0.

Tetë minuta pasi u inkuadrua në fushë, Manaj arriti të lërë gjurmë pasi devijoi një top i cili solli barazimin.

Ky gol ka sjellë pafund diskutime nëse Manaj e preku apo jo topin, në video është shumë e vështirë për ta kuptuar, por lushnjari është i sigurtë teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“Ndjenjë e mrekullueshme të shënoj golin tim të parë me këtë skuadër. Vazhdojmë të punojmë dhe tani të fokusohemi në ndeshjen e së shtunës”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet sociale