Pogba nën radarët e dy klubeve angleze për merkaton e verës

Paul Pogba tashmë i ka vendosur kapakun aventurës së tij te Manchester United.

Në një intervistë ditët e fundit, Pogba është shprehur i zhgënjyer dhe i penduar për aventurën e tij te “Djajtë e Kuq”.

Juventus, Real Madrid dhe PSG janë duke vëzhguar situatën e francezit. Por tashmë edhe dy ekipe të tjera brenda Anglisë kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

Pogba do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe Aston Villa bashkë me Newcastle janë të gatshme për t’u ulur në bisedime për kushtet e lojtarit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 11:20