Bill Clinton për 76-vjetorin e ditëlindjes, Meta: Mik i madh i shqiptarëve

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton feston sot ditëlindjen e tij të 76.

Urimet për Clinton kanë qenv të shumta ku nuk ka munguar as urimi nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta i uron ish-presidentit amerikan 76-vjetorin e lindjes, ndërsa krahas urimit ka bashkangjitur dy foto.

Në njërën prej tyre Meta shfaqet krahë për krahë me Clinton.

Në urimin e tij Meta thekson se Bill Clinton është mik i madh i shqiptarëve.