Një ditë më parë fitoi zgjedhjet për drejtimin e PD, Lulzim Basha mbledh sot Kryesinë

Lulzim Basha, një ditë më parë u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike.

Pas rikonfimimit në krye të PD, Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me kryesine e PD.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 20:00 në zyrtat e PD zyrtare.

Kujtojmë që Lulzim Basha fitoi përballë rivalit të tij Gjergj Hani, duke marrë mbi 16 mijë vota nga anëtarësia.

Menjëherë sapo u shpall fitues, Basha mbajti një fjalim para demokratëve, duke thënë se ata provuan se janë në gjendje për një tjetër betejë në të mirë të Shqipërisë.

“Besimi në një projekt politik do të sjellë ndryshimin njëherë e mirë të shqiptarëve. Demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje, në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nisim këtë rrugë pa cinizëm e dashakeqësi ndaj askujt”, është shprehur ndër të tjera Basha.