E bujshme! Roma miqësore me Partizanin, Mourinho rikthehet në Shqipëri më 12 gusht

Jose Mourinho rikthehet në Tiranë. Këtë herë për një sfidë miqësore që Roma do të luajë në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e 12 gushtit përballë Partizanit.

Detajet nuk janë bërë të ditura ende, por ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale për miqësoren e luksit që kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndaj verdhekuqve të Romës.

Kjo nuk do të jetë e vetmja miqësore ‘e nxehtë’ gushti për klubet shqiptar, pasi një ditë më vonë në Itali, Egnatia do të përballet me Interin.