AKU bllokon 10 ton miell të skaduar, gjobitet subjekti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dij se ka bllokuar 10 ton miell i cili kishte skaduar në Korçë dhe gjithashtu ka gjobitur subjektin me 500.000 lekë.

Njofitimi:

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.

 


Shtuar 12.04.2022 10:36