Ukraina nxjerr shifrat: Ky është numri i diversantëve rusë të arrestuar në Kiev që nga fillimi i luftës

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë rusë, që nga nisja e luftës.

Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të Kievit Mykola Zhyrnov, shkruan BBC.

Përmes një njoftimi për shtyp, Zhyrnov tha se veç tyre janë ndaluar dhe arrestuar edhe 14 grupe me të infiltruar.

Zhyrnov tha se bllokimet e rrugëve kanë qenë pika kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, njësitë inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera”, tha Zhyrnov.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjatë, përfundoi ai.