A do të regjistrohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit? Celibashi zhvillon nesër mbledhje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

KAS vendosi sot mos kalimin për shqyrtim te dy kërkesave të PD Alibeaj dhe Berishës. Dy ditë më parë Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka depozituar në ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Alibeaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor.

Ndërsa ne kërkesën ankimore, Berisha kerkoi se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim “provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar z. Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.”

Por KAS thotë se fakti që Celibashi la 48 orë kohë për Bashën që të firmoste vetë dokumentet e PD nuk është një vendim përfundimtar por i ndërmjetëm dhe si i tillë nuk mori.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, komisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të mos e pranojë “Rithemelimin” pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Sali Berisha.

Në këtë mënyrë çështja ëashtë rikthyer tek Celibashi, i cili duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashës./albeu.com/