Sadiku e nis me “këmbë të mbarë”, shënon gol për Malagan (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka gjetur rrugën e rrjetës pas rikthimit të futbollit.

Elbasanasi ka arritur të realizojë në sfidën që po luhet në këto momente mes Malagas dhe Heusecas.

29-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të, duke shënuar golin e 11-të në kampionat me ekipin spanjoll.

11-metërshi u akordua me VAR, pas një konsultimi të gjatë të gjyqtarit, ndërkohë që miqtë mbetën me 10 lojtarë, teksa Juan Carlos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.

Një start fantastik ky për sulmuesin e Kombëtares, i cili veç të tjerave synon të thyej edhe rekordin me Malagan për sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni. Vlen të theksohet se pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2 për miqtë e Husecas.


Shtuar 12.06.2020 18:53