Calhanoglu pranë largimit nga Milani si lojtar i lirë

Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanoglu pritet të largohet nga “San Siro” si agjent i lirë, ngase ende është larg nga arritja e marrëveshjes me klubin.

 

Sipas Tuttosport, kërkesat e turkut janë të larta, andaj dy palët e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

27-vjeçari i ndihmoi Milanit të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin 2021/21, duke kontribuar me 10 asistime dhe katër gola në 33 ndeshje në Seria A.

Por, pavarësisht që objektivi i skuadrës u arrit, ish ylli i Bayer Leverkusenit asnjëherë nuk arriti marrëveshje me drejtorët e klubit.

Mesfushori ofensivë pritet të largohet në javët e ardhshme duke ndjekur hapat e Gianlugi Donnarummas.

Çalhanoglu kaloi katër vite me Milanin, pasi u transferua për 23.3 milionë euro në qershorin e vitit 2017.

Ai ka zhvilluar 172 ndeshje për “Rossonerët” duke shënuar 32 gola dhe dhuruar 48 asistime.


Shtuar 1.06.2021 22:13