E BUJSHME/ Orges Shehi trajner i Kukësit

Skënder Gega dhe Kukësi ndalen sërish tek detajet, ish-trajneri i Partizanit dhe klubi verilindorë nuk arrijnë të konkretizojnë me një marrëveshje zyrtare negociatat që nisën menjëherë pas shkarkimit të Shpëtim Duros.

Burime të sigurta për News24 bëjnë me dije se trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi, të paktën kjo është preferenca e parë e presidentit Gjici.

Nëse gjëra nuk ndryshojnë në momentin e fundit, ashtu siç ndodhi dhe me Gegën, prezantimi i Shehit do të bëhet menjëherë sapo ish trajneri i Skënderbeut të kthehet nga Spanja ku prej 2 javësh ndodhet për një kurs trajnimi.


Shtuar 1.03.2020 15:51