Bislimovski: Çmimi i energjisë në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit

I pari Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Marko Bislimovski, në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, tha se çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë deri në Vitin e Ri. Sipas tij, për të mbajtur çmimin brenda kufijve aktualë, do të duhet të mos kemi nevojë për import shtesë të energjisë elektrike.

“Që nga viti 2019 Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) nuk e përcakton çmimin e EMV-së, por EMV-ja vetë me vendim të Qeverisë e përcakton çmimin me të cilin paraqitet në tenderin e EVN Home, kështu që mendoj se është herët të flitet për ndonjë ndryshimet në çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Për të përmbushur kushtin, që të mos ketë rritje të energjisë elektrike, duhet të mos kemi nevojë të importojmë energji elektrike. Tani për tani, deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshim të çmimit për tregun e rregulluar”, tha Bislimovski.