Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Pogradecit

Një grua është gjetur e mbytur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit.

Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe janë duke kryer hetimet e caktuara.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por paraprakisht raportohet se është rreth 60 vjeç.

/Albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 07:56