Befasi, Rusia kërkon takim urgjent me Ukrainën

Rusia dëshiron të mbajë bisedime me Ukrainën “sa më shpejt të jetë e mundur, kjo varet nga vullneti i Kievit”.

Këtë e deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Peskov i cituar nga TASS, duke shtuar megjithatë se republikat e Donetskut dhe Luganskut janë “shtete sovrane dhe të pavarura” dhe se Kievi duhet t’i njohë ato si të tilla.

Në konferencën e zakonshme ditore për zhvillimet e luftës në Ukrainë, Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “luftë ekonomike” kundër Rusisë.
“Moska është e interesuar të mbajë një raund të ri negociatash me Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo pala ukrainase të jetë gati”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga TASS.

As Moska dhe as Kievi nuk kanë treguar ende datën dhe vendin e një takimi të ardhshëm. Ndërkohë një takim mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë është parashikuar të mbahet nesër në Turqi.


Shtuar 9.03.2022 13:16