“Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”, CR7 vihet në diskutim për Botërorin (VIDEO)

Pa më të voglin dyshim kjo është periudha më e vështirë  në karrierën e Cristiano Ronaldos, sa i pëket fushës së gjelbër.

Ylli i Portugalisë po i afrohet ditëlindjes së tij të 38, dhe duket se vitet, do apo nuk do Ronaldo po rëndojnë mbi të.

CR7 ka pasur një fillim aspak të mirë të sezonit edhe me Manchester United, ku ndeshjet  në Premier League i ka nisur nga stoli, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në Europa League.

Fillimisht performanca e tij u justifikua mos përgatitjen në parasezon, ku ai nuk mori pjesë, por tanimë kritikat sa po vijnë edhe po shtohen në drejtim të tij edhe me Kombëtaren.

Një video e shpërdarë gjërësisht në rrjet tregon përmbledhazi se çfarë bëri Ronalo në ndeshjen ndaj Spanjsës, asgjë.

Vendi i tij në ekipin kombëtar për Kupën e Botës po vihet në pikëpyetje, edhe pse sulmuesi ka shprehur se do të luajë edhe në Euro 2024.

Mediat portugeze kanë filluar të mos kursehen ndaj yllit të tyre ku shkruajnë: Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”.