Samiti i NATO-s në Madrid, Zelensky: Kemi nevojë për artileri moderne, lufta nuk duhet të zvarritet

Në ditën e dytë të Samitit të NATOS-s në Madrid, në lidhje direkte ka folur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky u kërkuar udhëheqësve që marrin pjesë se Ukraina ka nevojë për më shumë dhe artileri moderne për t’i bërë ballë agresionit rus.

“Lufta nuk duhet të zvarritet. Ne kemi nevojë për sisteme shumë më moderne, artileri moderne”, u shpreh Zelensky.

Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën, për të diktuar kushtet në Europë,  për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror,” tha ai. /albeu.com