Humbi vëllain nga sëmundja e rëndë, vogëlushja dhuron çdo vit 500 vezë Pashke për spitalin në kujtim të tij

Një vajzë e vogël, nxënëse e shkolle ka mbledhur mbi 500 vezë Pashke, që ka planifikuar t’i dhurojë në njësinë Neonatale dhe në repartin e Fëmijëve në Spitalin Mbretëror Gloucester dhe Fondacionin James Hopkins, në kujtim të vëllait të saj të vogël. Ellie Spackman, 8 vjeçe, viziton spitalin dhe bamirësinë lokale çdo vit me prindërit e saj Charlene dhe Ashley Spackman, të dy 34 vjeç, dhe gjithmonë dhuron vezë çokollatë për fëmijët në nevojë si një mënyrë për t’u “dhuruar” njerëzve që mbështetën familjen e saj kur vëllai i saj i vogël Arthur u shtrua në spital. Arthur ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën dy vjeçare pasi u diagnostikua me një gjendje shumë të rrallë terminale gjenetike të quajtur Hiperglicinemia Jo-Ketotike [NKH] kur ai ishte 10 ditësh.

Spitali Mbretëror Gloucester dhe Fondi James Hopkins ndihmoi në kujdesin për Arthurin dhe motra e tij e madhe Ellie tani është e etur të bëjë atë që mundet për të dhënë mbrapsht dhe për të treguar vlerësimin e saj për punën e tyre të palodhur. Charlene shpjegoi: “Që nga vdekja e Arthurit, Ellie ka dashur të shpërblejë njerëzit që e mbështetën kur vëllai i saj ishte nën kujdesin e tyre. Ellie pëlqen të ndihmojë të tjerët si vëllai i saj dhe vëllezërit e motrat e tyre, ashtu siç ndihmuna vogëlushin Arthur, kur ishte në spital.

“Ne kemi dhuruar vezë Pashke që nga viti 2019. Filloi me dhurimin e kutive përzgjedhëse për Krishtlindje dhe menduam se do të bënim të njëjtën gjë edhe për Pashkë. Ellie pëlqen të përfshihet, ajo do të na ndihmojë të ngarkojmë makinën dhe t’i dërgojmë në spital, ajo i njeh të gjitha infermieret. Ellie po e bën këtë në kujtim të vëllait të saj”.

“Është kaq bukur të shohësh efektin që ka tek fëmijët në spital. Ato janë për fëmijët që janë në spital dhe vëllezërit e motrat që po i vizitojnë, njësoj si Ellie”. Ky vit shënon herën e katërt që familja dhuron vezë Pashke.