I humbur prej 8 ditësh, gjendet pa shenja jete në një arë i moshuari në Fushë Krujë

Një 82-vjeçar është gjetur i vdekur në një arë në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet për vdekje natyrale. Sipas familjarëve, i moshuari ishte larguar nga banesa  më 27 shtator.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë; 

Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.