Zjarr në zonën e ish-Uzinës së Baterive në Berat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e së premtes në zonën e ish-Uzinës së Baterive në Berat.

Sipas burimeve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke me shkurre e ferra.

Gjithashtu bëhet me dije se nga zjarri rrezikoheshin disa ndërtesa që banorët i përdorin për të mbajtur ushqimet e bagëtive për dimër.

Fatmirësisht flakët u lokalizuan shpejt nga zjarrfikësit, duke shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve drejt depove me ushqime.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të nxehta, për të shmangur riaktivizimin e tyre që mund të favorizohet nga temperaturat e larta dhe era./albeu.com/