Mashtronin shtetas të huaj duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, në pranga 2 administratorët e “Call Center”

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për mashtrim dhe për fshehje të ardhurash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve Blerina Kamberaj 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj 40 vjeç, të dy administratorë në një call center.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.

Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

“Operacioni policor i koduar “Trick”, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Goditet dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftimin e policisë.