Dj Geek i përket të shkuarës, Dafina Zeqiri “kapet mat” me partnerin e ri (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh Dafina Zeqiri përflitet për një ndarje nga Dj Geek, gjë që vetë artistët nuk e kanë konfirmuar asnjëherë, por faktet flasin vetë dhe “bërtasin”.

E duket se këngëtarja mund ta ketë lënë pas historinë me Geek, teksa është “kapur mat” në Prishtinë, me një tjetër person. Ata janë parë të dalin bashkë nga një prej lokaleve të qytetit, teksa janë shfaqur mjaft të afërt, teksa mashkulli i ka dhënë edhe disa puthje artistes.

Jo vetëm kaq , por dyshja është parë bashkë edhe të premten në dy lokale në Prishtinë sipas mediave rozë, ç’ka tregon se nuk e kanë problem edhe nëse shihen nga të tjerët. Megjithatë nëse bëhet fjalë për një romancë të re ose jo, këtë mund të na e konfirmojë vetëm Dafina.


Shtuar 13.06.2023 22:24