Meghan nxjerr zbuluar sekretet: Kush e bën ligjin në Pallatin Mbretëror (FOTO LAJM)

“I gjithë Pallati Mbretëror në këmbë sa herë që Kate të kërcasë gishtat”. Ky lajm i publikuar nga mediat e huaja po trondit sërish familjen mbretërore btianike.

Burimet e “DailyMail” bëjmë me dije se Meghan Markle u ka thënë miqve se nuk ka pasur fare mbështetje kur sulmohej nga media, ndërsa Kate kishte mbështetjen e mbretërorëve sa herë që mbi të dilnin lajme negative.

Zhvillimi vjen pasi një nga revistat më të njohura të shoqërisë së lartë ‘Tatler’ në kopertinën e saj e quante Kate Middleton me ironi ‘Katherina e Madhe’, pasi sipas raportimeve ajo ndihet e lodhur tashmë që Princi Harry e Meghan kanë hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore.

Javën e kaluar pallati mbretëror britanik Kensington Palace lëshoi një deklaratë zyrtare mbi artikullin e Tatler, ku thuhej se “përmban një lumë pasaktësish dhe një shumë interpretime të rreme”.

Ndërsa së fundmi një mikeshë e Meghan tha për mediat: “Meghan thotë se Pallati Kensington nuk i doli asnjëherë në mbrojtje kur ajo sulmohej barbarisht nga media.

Ndërsa tani që Kate sulmohet nga shtypi, pallati del me deklaratë zyrtare më pak se 24 orë pas artikullit për të përgënjeshtruar”.

Meghan raportohet se u ka thënë miqve se ishte rënduar psikologjikisht nga lajmet negative në shtyp dhe megjithë lutjet e Princit Harry, Pallati nuk kishte bërë asgjë për ta mbrojtur.

Kjo mesa duket ishte dhe arsyeja kryesore për vendimin e çiftit për të hequr dorë nga detyrat mbretërore.


Shtuar 3.06.2020 09:50