Ndeshje të La Ligas do të ketë çdo ditë duke filluar nga 11 qershori

Futbolli në Spanjë pritet të rikthehet fuqishëm, ndërsa planifikohet që të ketë ndeshje rregullisht për 32 ditë rresht.

Drejtuesit e La Ligas shpresojnë që stinori të rifillojë me derbin në mes të Real Betisit dhe Sevillas. Kjo ndeshje planifikohet të luhet më 11 qershor, pa shikues në tribuna.

Presidenti Javier Tebas ka thënë se në ndeshjen hapëse do të nderohen viktimat e COVID-19.

Ekipet spanjolle po ushtrojnë në grupe të vogla, ndërsa stërvitjet e të gjithë lojtarëve së bashku lejohen prej të hënës së ardhshme.

Marca ka raportuar se ndeshje do të ketë çdo ditë duke filluar nga 11 qershori deri më 12 korrik.

“Ka mundësi për një ndeshje më 11 qershor, që do të jetë e vetmja atë natë. Me gjasë do të ketë homazh për të gjithë njerëzit që kanë vdekur. Ne duam që ajo ndeshje të jetë derbi i Sevilles’, ka thënë Tebas.


Shtuar 28.05.2020 15:26