“Ende kam shenja”, Will Smith rrëfen si e dhunonte i ati (FOTO LAJM)

Will Smith, aktori i njohur ka bërë një rrëfim për një emisionin “Red Table Talk” të drejtuar nga bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith.

Ai tregoi se fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunë.

“Jam rritur në një familje, ku dhuna fizike ishte e pranishme. Kam ende shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Kam parë tim atë duke rrahur nënën. Janë ngjarje të cilat të lëndojnë”, tha aktori i emocionuar.

Po ashtu Smith tregoi se qysh kur ishte 6 vjeç, ndjente dëshirën për tu bërë baba.

“Pavarësisht të gjithave, e doja familjen time dhe e dija që nuk do isha kurrë si im atë i inatosur dhe i dhunshëm. Unë isha një fëmijë i edukuar dhe i sjellshëm, por pavarësisht kësaj qëllohesha. Kur im atë inatosej, transformohej në njeriun më idiot që kam parë ndonjëherë. Por pavarësisht gjithçkaje nuk kam mllef për të. Im atë nuk ishte i formuar me rëndësinë e shkollës, pavarësisht se unë e doja shumë”, shtoi aktori.Ka.li


Shtuar 24.06.2020 16:44