“Zor se e gjeni ku ndodhet”, Rama “luan” me ndjekësit në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga banesat e reja për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Fillimisht Rama ka publikuar një bllok ndërtimi dhe i pyet ndjekësit se ku ndodhet. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjetër bllok.

Ndërsa në postimin e fundit, ku shfaqen banesa private, kryeministri me bindje thotë se e kanë të vështirë ta gjejnë se ku ndodhet.

Duket se kryeministri Rama po zhvillon një lojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lidhur me ndërtimet e reja të banesave të goditura nga tërmetet.

Kujtomjë se tërmeti i 26 Nëntorit u mori jetën 51 personave./albeu.com/