Zbulohet kërkesa e Ten Hag për United: Në janar “fshini” Ronaldon

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United në janar. Duket se çdo gjë mes portugezit dhe “Djajve të Kuq” ka mbaruar.

Tashmë mediet britanike raportojnë se trajneri Erik ten Hag i ka kërkuar klubit që ta largojë sa më shpejt, pra që në janar CR7.

Tekniku shtohet se do të shmangë skenat dhe mosmarrëveshjet e reja si ato në ndeshjen ndaj Tottenham dhe të vendosë harmoni në dhomën e zhveshjes.


Shtuar 24.10.2022 16:21