Mertens rikthen Napolin te fitorja me asist të Hysajt (VIDEO)

Hysaj asiston, Mertens shënon. Napoli u rikthye te fitorja në kampionatin italian pasi triumfoi 0-1 në transfertën ndaj Cagliarit duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm në garën për një vend të në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Në minutën e 66-të belgu Dries Mertens realizoi një gol shumë të bukur pas një pasimi që mori nga mbrojtësi shqiptar me Napolin e Gattusos që falë këtij suksesi u ngjit përkohësisht në vendin e 8-të të renditjes në kuotën e 33 pikëve.


Shtuar 16.02.2020 19:31