Shi dhe dëbore gjatë natës në disa qarqe, si paraqitet situata e rrugëve, aksi Peshkopi- Lurë i pakalueshëm

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe.

Por si paraqitete situatat e rrugëve rrugëve në Shqipëri dhe ku rekomandohet kalimi m zinxhir dhe goma dimërore?

Në rrugën që lidh Korçën me Dardhën këshillohet përdorimi I zinxhirëve, ndërsa arruga Peshkopi- Lurë në Dibër është e pa kalueshme pasi trashësia e bores ka kaluar trashësinë 20 cm në Lan Lurë.

Korçë

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 ,reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm.

Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.
Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes. Nga MZSH bashkia Memaliaj njoftohem për një pemë të rëzuar në rrugë Memaliaj.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikse të cilat larguan pemën e rrëzuar nga rruga. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër.

Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë. Në bashkitë e tjera të qarkut deri në orën 08: 00 me përjashtim të problemeve të raportuara dhe janë në vëmëndje të punës së strukturave përgjegjëse nuk ka situata të tjera. Mbetemi në kontakt për çdo situatë që mund të krijohet.

Dibër

Në qarku i Dibrës situata është normalizuar. Gjatë natës janë ndërprerë reshjet dhe kanë nisur pas orës 8 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës.

Rrugët kombëtare janë të kalueshme pa probleme. Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i baypasit të

Qafës së Murrizit 1240 m, për momentin nuk ka rreshje dhe nuk shfaqen probleme.

Ndërsa aksi Peshkopi- Lurë është i pa kalueshëm pasi trashësia e borës kalon 20 cm në Lan Lurë. Aksi Ura e Çerenecit

Librazhd kalimi normal deri në Klenjë, nga Klenja drejt Seblevës bëhet me zinxhirë. Deri në këto momente nuk ka zona të izoluara.

Shkodër

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m ).

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur. Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures). Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Kukës

Qarku Kukës, i gjithë territori është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë . Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar./Albeu.com/