Kanos 20-vjeçarin në Mat dhe i merr paratë, në pranga i riu nga Elbasani

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Elbasani, pasi ka kanosur me anë të shtrëngimit një shumë parash, një 20-vjeçari në Mat.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com