Babait i “errësohen” sytë pasi pa kushëririn lakuriq në dhomë bashkë me fëmijët e mitur (FOTO LAJM)

Kishte arritur që të mbyllej në dhomën ku ndodheshin disa fëmijë, teksa ishte mysafir tek disa të afërm të tij. Babai i vogëlushëve, arriti që të hyjë në dhomë, duke e gjetur burrin 60-vjeçar, me pantallonat e hequra.

Ai humbi toruan dhe e masakroi me grushta Mark Stanleyn, të cilit i kishte hapur shtëpinë. Në fund burri, me fytyrë të deformuar pas goditjeve të kryefamiljarit, u arrestua, ndërkohë që babai i fëmijëve u procedua në gjendje të lirë.

Historia në fjalë vjen nga SHBA, në Spotsylvania, Virginia, ku në fotografinë e shpërndarë nga policia, mund të shihet fytyra e të dyshuarit pas agresionit të pësuar. Duke mos dhënë shumë detaje, policia nuk specifikoi shkallën e afërsisë mes 60-vjeçarit dhe babait që mbrojti dy fëmijët e tij 3 dhe 4 vjeç, por e rindërtoi ngjarjen pjesërisht.

I dyshuari Mark Stanley, ishte mysafir tek famiilja dhe befas kishte “rrëshqitur” për tu mbyllur në dhomë me fëmijët, ku e gjeti babai i tyre. Ai hapi derë me forcë dhe më tej nisi të godasë me grushta dhe sende të forta, 60-vjeçarin, të cilin e gjeti të zhveshur para fëmijëve të mitur.


Shtuar 5.01.2020 07:47