Inter interesohet për transferimin e lojtarit të Sampdorias

Inter ka bërë largimin e dytë nga ekipi pas atij të Satriano në huazim te Brest.

Pas urugaianit u huazua edhe Sensi në drejtim të Sampdorias.

Gjithashtu Vecino është pranë transferimit te Lazio dhe kështu Inzaghi po kërkon një emër të ri për mesfushën.

Zikaltërit kanë piketuar talentin 25-vjeçar të Sampdorias, Thorsby. Djaloshit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ai është i gatshëm për një kalim te kampionët e Seria A. /h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 15:56