Basha pëson humbjen e parë! Duka e konfirmon: Nuk garoj më në listat e PD!

Opozita ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhjen e kandidatëve për deputëtë pas miratimit të Reformës Zgjedhore.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një interviste për “ABC Neës”, konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë nën siglën e forcës së tij politike dhe nuk do të hyjë në listat e Partisë Demokratike.

“Unë do të dal i pari në Durrës tek lista e Partisë Agrare Ambientaliste. Natyrisht do të ketë njëfarë organizimi të zgjedhjeve, por çdo lloj dakordësie që do të ketë unë do të ketë unë do të kandidojë i pari në siten e Partisë Agrare Ambientaliste në Durrës”, u shpreh ai.

Duka gjithashtu shtoi se vendimi është personal, dhe më tej sqaroi se Partia Demokratike ka detyrim ndaj aleatëve të tjerë që i sjellin vota, por nuk marrin mandate.

“Nëse kryetari i partisë do të sforcohet për të nxjerrë veten e vet deputet, nuk do të merret me mbledhjen e votave me rang kombëtar”, u shpreh Duka.


Shtuar 11.06.2020 16:05