Luftojnë me sëmundjen që prej lindjes, partnerja e Kledi Kadiut djalit 2 vjeç: Një ditë do të tregoj sa i fortë je

Bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte Lazzari ka prekur me një mesazh drejtuar djalit të saj i cili muajin e ardhshëm bën 2-vjeç.

Charlotte në ‘Instagram’ ka ndarë foton e djalit të saj dhe shkruan se një ditë do t’i tregojë atij se sa i fortë është, pas sfidës që ai ka që prej moshës të hershme lidhur me sëmundjen.

“Gabriel një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet më të pjerrëta dhe më të vështira fshehin panorama që të lënë pa frymë. Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën”, shkruan Charlotte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Charlotte | Karura (@charlotte.lazzari)

Kujtojmë se çifti i ka vendosur emrin djalit të tyre, “Samurai”, emrin e një luftëtari pasi Gabrieli po përballet me probleme të serioze më shëndetin që prej lindjes pasi prej ditës së 13-të lindjes ai pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Ka qenë vetë balerini i cili ka rrëfyer për sëmundjen e djalit të tij, përmes një postimi prekës kohë më parë ku shkruante “Fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë. Fëmija arriti të mbijetoje dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten. Gabriel u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave”.