Pas Elbasanit, aksion ndaj Call Center-ave dhe në Vlorë

Një aksion ndaj Call Centerave ka nisur së fundmi në vend. Pas kontrolleve në Elbasan të policisë spanjolle në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe nën drejtimin e SPAK, një tjetër aksion mësohet se është duke u zhvilluar në Vlorë.

Mësohet se janë shoqëruar disa person për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Janë kontrolluar dy call center të dyshuara se ushtronin aktivitet mbi bazë mashtrimi të qytetarëve. Po ashtu është urdhëruar sekuestrimi i pajisjeve të punës në njërën prej tyre./albeu.com