Ekspertja Mira Pogaçi: Shtrëngoni rripin, Arbër Çepani guxon e martohet?

Këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Mira Pogaçi, Arbër Çepani dhe Anaid Kaloti, të cilët dikustuan për situatën e rritjes së çmimeve në vend, duke filluar me naftën dhe të produkteve të tjera të konsumit.

“Unë marr rakinë e kumbllës te një fshatar që s’ka lidhje fare me naftën. E marr në telefon para dy javësh, i them më duhen kaq-kaq. Është rrit më tha çmimi i rakisë. Pse more i thashë, është rritur çmimi i miellit edhe i naftës. Aty e ka pemën, aty i ka kumbllat, vetëm distilimin që e bën vetë.”

Ndërkohë edhe Mira Pogaçi pohoi se taksat janë rritur dhe se ka një krizë që vjen nga vendet e huaja, pasi 10-15% e çmieve janë rritur nga importi.

“Në Shqipëri së fundmi kemi një shtet që ndërhyn shumë, taksat janë rritur janë bërë ndryshime dhe premtime për të rritur ‘plagët’ e vendit tonë. Kur ka një krizë që vjen nga vendet e huaja, ti nuk ka mundësi të subvencionosh. Mbetemi te çështja që shteti duhet të tërhiqet pak. 10-15% çmimet janë rritur nga importi.”

Sipas Anaidit, shitjet dhe blerjet online janë I vetmi shpëtim për biznesin pasi ul kostot e tij duke shmangur shumë hallka.

“Njerëzit ngaqë po shqetësohen shumë nga të gjitha rritjet e çmimeve,taksës, naftës, ti shkon aty dhe gjen një shitës avatar, të saqëron modelet e reja, bën pagesatt online, çdo gjë të vjen në shtëpi, shmang shitësen, qeranë, drita,t ujin tatimet etj. Besoj që për 4-5 vite do vij edhe tek ne si erdhi facebook, instagram”.

E teksa ishin duke folur mbi ndikimin që kishte në përdishmëri rritja e çmimeve të produkteve të konsumit, Arbër Çepani me batutë tha se këto kriza ekonomike nuk të japin hapësirë të bësh një lëvizje më tepër duke shprehur se “njerëzit martohen e fejohen”. Pikërisht në këtë moment moderator Ermal Peçi thumboi me humor sipërmarrësin e njohur se mos ndoshta shumë shpejt do të kemi një dasëm mes Çepani dhe partneres së tij Arnita Beqiri, ndonëse ekonomia nuk po lulëzon, pyetje të cilës Çepani iu përgjigj:

“Nga dasma fitohet o vlla! Ata që merren me biznes vijnë me letër me laps.” – duke nënkuptuar se martesa mund të jetë në planet e tij afatshkurtra.


Shtuar 7.02.2022 18:34