Jori pranon lidhjen me Noizyn: Do e bëjmë dasmën në Vlorë (VIDEO)

Një foto e të dyve në një jaht, bëri që ata të ktheheshin në temë kryesore. Po flasim për Jori Dellin dhe Noizy-n, të cilët më pas zbulan se do të bashkëpunojnë në një projekt muzikor.

Mirëpo publiku i simpatizoi shumë si çift dhe këto zëra vazhdojnë akoma.

Jori si duket ka krijuar imunitet, madje tani edhe e ironizon kur i bëhet ndonjë pyetje tendencioze në lidhje me reperin.

E ftuar në “Më lër të flas” me ironi ajo u shpreh: “Me Noizy-n, po jemi në një lidhje. Do martohemi. Do e bëjmë dasmën në Vlorë. Do i ftoj të gjithë.”


Shtuar 20.05.2023 10:41