Hapën tender për t’i dhënë drekë, reagon Pipero: Faleminderit, po anulojeni!

Pas lajmit se Bashkia e Skraparit ka hapur një tender për të zhvilluar një drekë në nder të mjekut të njohur Pëllumb Pipero, ka reaguar ky i fundit.

Pipero shprehet falenderues për respektin por kërkon që dreka të anullohet dhe paratë të shfrytëzohen për një tjetër vepër të mirë.

Statusi:

Sapo dola nga studio televizive e EuroNeës Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe, por paska edhe “ca kusure”.

Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!
Me mirenjohje!

Pellumb Pipero /albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 20:16