I kushtoi shumë, kush janë dy trafikantët shqiptarë që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania

Ish-kreu i OFL Artan Shkëmbi, i cili u pezullua nga detyra për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor, ka njoftuar dy trafikantë që po hetoheshin nga Gjermania.

Ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet Gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal shkruan abcnews.al.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Avokati i tij Arben Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim. Ai deklaroi se klienti i tij është i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështje ndërsa theksoi se ai ka drejtuar operacione që kanë qenë edhe më sekret se kjo, por nuk ka çeduar asnjëherë.


Shtuar 1.10.2020 08:22