Aspak të hijshëm, Dj Blunt dhe Real 1 për Sarën e Ledrit: Do e kapësh duke tradhëtuar (FOTO LAJM)

Video e Ledri Vulës dhe Sarës kur zbuluan gjininë e vogëlushes së tyre bëri xhiron e rrjetit ku të gjithë u shprehën të mahnitur.

Por ka dhe raste kur gjërat nuk shkojnë në dorën e duhur, si të Dj Blunt dhe Real 1.

Reperët, që prej kohësh janë armiq publik të Vulës, ripostuan videon e Ledrit nën shkrimin aspak të hijshëm:

“Eh moj Sara Hoxha, mbas 5 vitesh, kur ta kapësh duke të të tradhtuar, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ja ngul tejpërtej, por do të jetë vonë.”

Sigurisht, një koment i tillë nuk është pritur mirë as nga njerëzit të cilët i kanë kritikuar duke i kërkuar të mos nxisin urrejtje të tillë, aq më tepër në një moment të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Blunt shpërthen nga hiçi kundrejt Ledrit, por nëse herët e tjera fyerjet ishin të përqëndruara rreth karrierës, kësaj here është ndryshe.

Në shkurt të 2018-s, Dj Blunt u fut në Instagram dhe shprehu gjithë hatërmbetjet që kishte me Ledrin dhe Gjikon. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, Ledri u prononcua për sherrin para kamerave:

“Prej gjithë njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar këta [Dj Blunt dhe Real 1] janë të parët… nuk e di pasha Zotin. Blunti është një prej DJ më të mirë. Si DJ kam shumë respekt për të, për çfarë ka bërë më përpara, por çfarë problemesh psiqike ka tani, unë psikiatër s’jam. Unë me njerëzit lë kujtime dhe kujtimet e bukura nuk dua të m’i prishë një fazë e keqe që kalojnë ata.”


Shtuar 27.07.2020 11:41