“Parashikimi i m*tit”, gazetari shqiptar ofendon publikisht Alba Hoxhën (FOTO LAJM)

“A je e lidhur me ndonjë boss droge që s’duhet ta dimë?” Ishte kjo pyetja e gazetarit shqiptar, Flavio Qarri ndaj këngëtares Luar, e cila bëri bujë në rrjet duke e cilësuar si pyetje paragjykuese dhe aspak e hijshme.

Por si duket Flavio e ka kthyer këtë “sulm” ndaj vajzave në një metodë për të bërë zhurmë.

Së fundmi ai ka publikuar foton e Alba Hoxhës teksa jep motin dhe fustani i bardhë i saj nxjerr në pah një pjesë të gjoksit të cilin nuk e ka kapur dielli, por gazetarit i paska vrarë sytë aq sa për ta publikuar në Instagramin e tij.

“Kur e ke cicën e pa nxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar. #parashikimiimutit.”, shkruan Flavio duke ofenduar direkt Albën e cila nuk i ka kthyer një përgjigje./albeu.com/


Shtuar 27.06.2020 09:41