Danimarka nuk shkoi më shumë se gjysmëfinale, Kjaer: Ishte një udhëtim i mrekullueshëm

Danimarka u mposht nga Anglia në vazhdime me rezultatin 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

Sterling ndezi polemikat me një rrëzim në zonë i cili u vlerësua si penallti nga gjyqtari i takimit dhe në fund Anglia përfitoi nga situata dhe shkoi në finale.

Sidoqoftë, njëri nga figurat kryesore të Danimarkës, Simon Kjaer, ka theksuar se ai është krenar me udhëtimin që ka bërë skuadra e tij.

“Mendon që ne do të fillojmë të dallojmë disa gjëra pas pak kohe sa të kemi distancë nga kjo”, tha ai.

“Ishte vështirë të përceptohet e gjitha çfarë ndodhi, por ishte një udhëtim i mrekullueshëm”, tha Kjaer.

“Është më shumë se çfarë kam ëndërruar, jam krenar por jam edhe i zhgënjyer që nuk shkuam deri në finale”, përfundoi Simon Kjaer.


Shtuar 8.07.2021 10:57