Infektohen me koronavirus prokurori i KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se një prokuror nga Peja ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e KPK-së. Në këtë institucion të prekur nga koronavirusi janë edhe katër zyrtarë të Sekretariatit të KPK-së.

Mësohet se prokurori në Pejë ishte dërguar në vetizolim.

Prokurori ka qenë në vendin e ngjarjes ku u gjeten të vdekur 58 vjeçare R.B dhe një vajzë 16 vjeçare, nga ku dyshohet dhe të jetë infektuar.


Shtuar 17.06.2020 09:06